Aktori Gentian Zenelaj, ka rrëfyer për marrëdhënien e tij me mikun e ngushtë aktorin Jul Dedën. Gentian ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, dhe ka treguar arysen që ftohu marrëdhëniet me Julin. Ai tha se pasi kishin nisur projektin Apartamenti 2XL, kishte ndjerë se duhet të largohej për diçka tjetër dhe në këtë mënyrë kishte “prerë në besë” Julin.
“Kur lashë Apartamentin 2XL, në një farë mënyre i dola nga fjala Julit, kolegut tim që e kisha prej shumë kohësh, gjë që solli dhe një ftohje shumë të madhe mes nesh. Unë duhej të lëvizja, e ndjeja nevojën të bëja diçka tjetër, të shkoja në një dimension tjetër”, tha Gentiani.
Jul Deda dhe Gentian Zenelaj kanë qenë miq shumë të ngusht, të dy aktronin prej disa vitesh tek emisioni humoristik “Apartamentin 2XL”.








12 Nov 2025 





