INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi me çiftin e momentit/ Luizi mërzitet me Kiarën: Tani do shohim si është mos të të...

Çfarë ndodhi me çiftin e momentit/ Luizi mërzitet me Kiarën: Tani do shohim si është mos të të...

Publikuar më: 20:36 18-01-2023

Në fillim Luizi i ndiqte më përpikmëri këshillat e Kiarës për të bërë ose jo diçka. Së fundmi këngëtari duket se “është bezdisur” dhe po ja numëron një për një moderatores.

Teksa Kiara kë bërë një reagim kur Luizi i është afruar tek shtrati i saj, ai më pas ka “shpërthyer” duke i thënë: Ta shohim si është mos të të vij pas.

“Do mërzitem,”-ia ka kthyer Tito me shaka.

Më shumë se një zënkë, ky duket se ishte një moment të cilin edhe Kiara e mori me sportivitet.

Kujtojmë që Luiz Ejlli, një nga banorët më të spikatur dhe më të pëlqyer nga publiku deri më tani, që në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, ai ka shprehur pëlqimin për moderatoren, Kiara Tito.

Ai nuk ka pushuar së treguari se sa shumë i pëlqen Kiara dhe madje u ka thënë disa banorëve të tjerë se ka rënë në dashuri me të. E pamë duke i shërbyer mëngjesin në shtrat, duke gatuar për të, duke u kujdesur për shëndetin e saj dhe madje ka menduar dhe se si do ta propozojë.

Prime-in e djeshëm, i cili përkoi edhe me ditëlindjen e Kiara Titos, Luizi zgjodhi t’i bënte një surprizë të veçantë duke i kënduar para të gjithëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777