INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi? Hoqi Luizin nga ‘Instagrami’ dhe fshiu fotot me të, Kiara zbulon si qëndron e vërteta

Çfarë ndodhi? Hoqi Luizin nga ‘Instagrami’ dhe fshiu fotot me të, Kiara zbulon si qëndron e vërteta

Publikuar më: 14:27 24-02-2024

Ditën e djeshme Kiara Tito ishte në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas një veprimi që u ra në sy të gjithëve. Papritur, ajo fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me Luizin dhe e hoqi atë nga lista e ndjekësve. Lajmet për një krizë mes çiftit, të cilët po presin edhe një fëmijë, u bënë virale në rrjet, por nuk ka vonuar shumë dhe ata kanë sqaruar se çfarë ndodhi.

Mbrëmë, Luizi ka hyrë “live” në Instagram dhe ka treguar se ky ishte një rreng i Kiarës, që ai e ka besuar si gjithë publiku.

“Kërkoj ndjesë për ata që janë shqetësuar, sepse unë e di që ka disa që na doni shumë. Por e bëra sepse ju thoni ‘jo Kiara nuk është stratege; jo po se Kiara kështu-ashtu’… Ja shikojeni Kiarën!”

Ndërsa Luizi tha se edhe ai e hëngri rrengun e Kiarës.

“Akoma s’e kam marr veten! Po pi cigare në ballkon. Nejse ishte e bukur, e hëngra.”

Kiara zbuloi se së shpejti do të postojë edhe videon e reagimit të Luizit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451