INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ndodhi?! Arrestohet Vali Corleone, i ati e denoncoi në polici

Çfarë ndodhi?! Arrestohet Vali Corleone, i ati e denoncoi në polici

Publikuar më: 20:39 22-03-2022

Princ Valentino Corleone është arrestuar një ditë më parë në qytetin e Gjilanit. Ai dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij ndërsa ishin në shtëpinë e tyre. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre. I dyshuari dyshohet se në vazhdimësi iu shkakton dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë Ismet Hashani për Express.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227