Këngëtari i njohur Gjesti, u arrestua sot nga policia e Prishtinës pasi u kap me armë zjarri. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi sot se arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorit Kujdestar. Sipas njoftimit zyrtar, këngëtari është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer disa vepra penale.
Prokuroria Themelore Prishtinës bën me dije se Besart Kelmendi (Gjesti) akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, një vepër e parashikuar nga neni 366 i Kodit Penal të Kosovës. Po ashtu, ndaj tij rëndojnë edhe dyshime për veprat penale kanosje (neni 181) dhe asgjësim ose dëmtim të pasurisë (neni 321).
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.








8 Mar 2026 





