INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë kuptimi fshihet pas fotove të shtatzanisë së Beyonce? [FOTO]

Çfarë kuptimi fshihet pas fotove të shtatzanisë së Beyonce? [FOTO]

Publikuar më: 14:04 03-02-2017

Çfarë po përpiqet të na thotë Queen B?

Çdo gjë që Beyonce bën, nuk është aksidentale, por e mirëmenduar. Çdo album, fotografi dhe intervistë janë të kuruara dhe të orkestruara me kujdes. Kështuqë, kur Bey postoi një fotografi në Instagram ku lajmëronte se ajo dhe Jay Z prisnin binjakë, të gjithë filluan të analizonin çdo detaj.

0201-beyonce-twins-pregnant-instagram-8.jpg

Portreti me ngjyra gjallëruese dhe gjithë seti fotografik i shkrepur në Los Anxhelos nga artisti Awol Erizku, janë të gjitha të mbushura me simbole fetare dhe amënore gati për t’u interpretuar. Sipas profesorit të Historisë së Artit në “Universitetin e New York-ut” , fotoja e shtatzanisë së Beyonce, kanë një lidhje me veprat e artit, disa të famshme, disa pak më të njohura. Poza e saj me lule në sfond dhe vello jeshile mbi kokë është tepër e ngjashme me atë të Virgjëreshës Guadalupe që i përket Kishës Katolike të Meksikës.

3CC7282A00000578-4186702-image-a-31_1486088097125.jpg

Sipas Kishës Katolike, Virgjëresha Mari iu shfaq katër herë shenjtorit Huan Diego duke i kërkuar atij t’i sillte lule, të cilat ky i fundit i mblodhi rreth pelerinës së tij. Kur ia tregoi lulet (trëndalifila, për të qënë të saktë) kryepeshkopit të Meksikës, figura e saj ishte stamupar tek pelerina, ngjyrat e së cilës nuk ishin as natyrore, as minerale e as kimike. Nëse shohim ikonat e pikturuara nga artisti Posada të Virgjëreshës së Guadalapue, mund të dalloni sfondin me ngjyrë blu dhe vellon ngjyrë jeshile. Meksikanët e shohin figurën e saj si një nënë, jo vetëm e Zotit, por një nënë për të gjithë. Edhe në foton ku pozon Bey, ajo është një nënë. Sipas Jim Nikas (drejtues Fonacionit Posada), në artin meksikan, shenjtoret janë të portretizuara me lule me ngjyra të theksuara, dhe në shumë imazhe të Virgjëreshës së Guadalupe, ajo mban një fjongo rreth belit të saj, pak a shumë si fjongot rozë në rrecipetat e Bey.

gallery-1486067632-virgin-guadalupe.jpg

Lulet simbolizojnë pjellorinë. Në shekullin e 18-të ato krahasoheshin me organin gjential të femrës. Ato janë simbol i virgjërisë dhe Virgjëreshës. Në fotot e Beyonce, i është kushtuar rëndësi këtij detaji, megjithëse Virgjëresha nuk është portretizuar asnjëherë nudo.

gallery-1486073063-beyonce-venus.jpg

Në një portret tjetër, Bey qëndron nudo me flokët që i derdhen deri tek beli, para një sfondi ngjyrë okër (tipike e Rilindjes Italiane). Lulet janë të pikturuara edhe në kofshët e saj, teksa qëndron mes disa bimëve të tjera duke bërë kështu një interpretim të pikturës së Sandro Boticielli-t, “Lindja e Venusit”. Sipas historianit Geronimus, i specializuar në Rilindjen Italiane, këmbët e pikturuara simbolizojnë Florën, perëndeshën e Pranverës. Beyonce qëndron gjithashtu pranë bustit të Mbretëreshës Nefertiti në Egjipt.

dddddd.png

reclining-venus-with-cupid.jpg

[Venusi dhe Kupidi, Guido Reni, 1639]

Gjithë këto ndërthurrje të traditave, artit, figurave mitologjike dhe alegorike të kulturave të ndryshme, e bëjnë gjithë setin fotografik sat ë papritur aq edhe goditës. Ajo shfaqet jo si një, por shumë femra njëkohësisht, ose ndoshta, si femra universale dhe nëna, njëkohësiht Virgjëresha dhe Venusi, Flora dhe Leda.

Dhe në të vërtetë, do të prisnit diçka më pak nga Beyonce?!

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709