Kiara Tito ka “shpërthyer” publikisht ndaj një ndjekëseje që e ka ofenduar rëndë në rrjetet sociale. Moderatorja, e cila së bashku me Luizin po punon për projektin e tyre të parë kinematografik që pritet të dalë në 2026, është prej kohësh nën vëmendjen e madhe të publikut – e cila shpesh shoqërohet edhe me komente plot urrejtje.
Edhe kur çifti publikoi trailerin e filmit, reagimet negative dhe gjuha e ashpër në rrjet nuk munguan. Por kësaj here, Kiarës duket se i është mbushur kupa. Moderatorja ka zgjedhur të reagojë ashpër ndaj një zonje që ka përdorur fjalor fyese ndaj saj. Në një postim në Instastory, Kiara ka publikuar foton dhe emrin e profilit të saj, teksa shpreh habinë se si një grua mund të flasë me aq përçmim për një grua tjetër.
Ajo theksoi se nëse një personazh nuk të pëlqen, mund ta injorosh, por të ofendosh është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Kiara gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të raportonin profilin në fjalë.
Ky është një reagim i rrallë nga Kiara, e cila zakonisht zgjedh të mos përfshihet në polemika, por mesa duket kësaj radhe vendosi të mos qëndrojë më në heshtje.









10 Dec 2025 





