INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i ndodhi? Për Rina Balaj ka diçka më të keqe se të ndahesh nga dashuria e jetës…

Çfarë i ndodhi? Për Rina Balaj ka diçka më të keqe se të ndahesh nga dashuria e jetës…

Publikuar më: 13:34 08-12-2022

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Pak minuta më parë bukuroshja ka ndarë një Instastory ku teksa shfaqet e gjitha pa make-up na ka treguar se ndodhet në palestër, por nuk është kjo ajo që na tërhoqi vëmendjen por mbishkrimi me të cilin ka shoqëruar video-n. Mesa duket intensiteti i ushtrimeve e ka bërë Rinën të vjellë në palestër dhe kjo për të është më keq se të ndahesh nga dashuria e jetës.

 

WhatsApp-Image-2022-12-07-at-3.23.06-PM.jpeg

 

Siç shpesh ka konflikte mes artistëve ku akuzojnë njëri-tjetrin për imitim edhe Rina në formë ‘thumbimi’ është shprehur kështu për këngëtare të tjera, ku këtu dyshohet për ato që quhen ‘rivalet e saj’. E për këtë para pak ditësh bukuroshja ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që ajo vazhdon të punojë dhe sjellë projekte të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932