INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i bëri bashkë Era Istrefin dhe Elvana Gjatën? [VIDEO]

Çfarë i bëri bashkë Era Istrefin dhe Elvana Gjatën? [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 07-03-2019

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer sërish në Prishtinë. Pas disa javëve qëndrimi në Los Angeles, ajo ka vendosur që të rikthehet në qytetin e saj të lindjes për tu takuar me familjarët, si dhe për të realizuar disa nga projektet e saj muzikore këtu.

Pak javë më parë, artistja shqiptare ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri ndërkombëtar, “Selfish”, me Dimitri Vegas dhe Like Mike, bashkëpunim ky që na ka bërë të gjithëve të kërcejmë.

Por Era Istrefi mbrëmjen e shkuar e ka kaluar në shoqërinë e Elvana Gjatës. Era ka publikuar një video në instagramin e saj ku shfaqet në makinë me Elvanën teksa këndojnë një këngë të muzikës Hip Hop e duken mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Po çfarë i bëri bashkë Elvanën dhe Erën? Ndonjë bashkëpunim, rastësia, apo Valdrin Sahiti, miku i tyre i përbashkët?

elvanaera from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0037999153137207