INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë duhet të ketë një nënë beqare

Çfarë duhet të ketë një nënë beqare

Publikuar më: 11:51 12-04-2016
Të rrisësh një fëmijë e vetme nuk është e lehtë.
Arsyet që një nënë detyrohet ta rrisë vetëm fëmijën e saj janë të shumta. Ekspertët  kanë bërë një listë të gjërave që duhet të ketë një nënë beqare, për të përballuar vështirësitë e kujdesjes ndaj fëmijës.
 
1. Mbështetja e familjes
Familja  e saj ka rolin kryesor në dhënien e suportit për të mos vënë në pah mungesën e babait. Nëse familja e saj është në dispozicionin e saj, vështitësitë e rritjes së fëmijës fillojnë edhe zvogëlohen.
 
2. Miq të mirë
Një nënë beqare e ka kohën e kufizuar, sepse pas punës koha e saj i përket vetëm fëmijës. Nëse ajo vazhdon me këtë rutinë, do ndihet keq. Miqtë e mirë i qëndrojnë pranë, duke i dhënë forcë për të ecur përpara.
 
3. Programoni diçka për veten tuaj
Duke u kujdesur gjatë gjithë kohës për fëmijën tuaj, po harroni veten. Çdo gjë ka rëndësi në jetën tuaj, prandaj filloni të bëni diçka ndryshe që të ndiheni më mirë më veten tuaj.
 
4. Zgjidhni dikë të përshtatshëm
Eksperiencat jo të mira në të kaluarën kanë bërë që ju të humbisni besimin te meshkujt e tjerë. Mos u merrni me dikë që nuk duket i përshtatshëm për ju, sepse koha nuk duhet humbur. Kujdes!
 
5. Kërkoni këshilla
Mos mendoni se ju duhet të jeni të vendosur për çdo gjë. Fakti që jeni nënë, nuk ju bën perfekte në marrjen e vendimeve. Merrni këshilla nga njerëzit tuaj të afërt.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219