INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Frikë nga thellësia! Iguana gjigante në Oqeanin Paqësor

Publikuar më: 11:24 12-04-2016

Në këtë video do të shihni një iguanë, e cila është filmuar së fundmi në Oqeanin Paqësor. Iguana me nofkën “Godzilla” duket vërtetë e frikshme, ndërsa noton në ujin e kristaltë të oqeanit, duke tentuar të sigurojë ushqim.

“Daily Mail” shkruan se videoja është bërë nga Steve Winkworth, në brigjet veriore të Isabelas, në ishujt Galapagos.

Siç duket edhe në video, iguana nuk shqetësohet aspak nga prania e zhytësit, ndërsa afrohet drejt tij, duke përdorur bishtin e saj të gjatë për të manovruar.

Ndërkohë, kjo iguanë ka marrë nofkën “Godzilla” për shkak të madhësisë dhe pamjes së saj.

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783