INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

I gjuan me çifte smartphone-ëve të fëmijëve

Publikuar më: 12:34 12-04-2016

Kësaj nëne i ka ardhur në majë të hundës me sjelljet e fëmijëve të saj, dhe kështu ndërmerr një veprim mjaft të ashpër.

Kështu, ajo u mori smartphone-ët dhe i vendosi në shënjestër në kopshtin e shtëpisë, ku dhe i qëlloi një nga një me çifte. Gruaja amerikane akuzon rrjetet sociale për sjelljet e këqija të fëmijëve të saj.

Pamjet e regjistruara janë hedhur në rrjetet sociale. Në fund të videos shfaqet një nga vajzat e saj që bën me duar një veprim të pahijshëm. Ndoshta nuk ishte ky rezultati që priste gruaja!

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225