INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T prezanton ''të dashurën'' misterioze, por komentin më epik ia lë daja i tij 2PO2: M’ke dal... [FOTO]

Capital T prezanton ''të dashurën'' misterioze, por komentin më epik ia lë daja i tij 2PO2: M’ke dal... [FOTO]

Publikuar më: 19:15 11-10-2018

Në një postim të fundit në Instagram reperi Capital T si rrallë herë ka shpërndarë me ndjekësit e tij një foto i shoqëruar nga një vajzë misterioze, duke bërë një xhiro me helikopter. Madje jo vetëm kaq por në këtë postim shohim dhe një foto tjetër, ku të dy mbajnë shtrënguar duart e njëri tjetrit, një shenjë e dukshme se janë të dashuruar. Po të shohësh me vëmendjen dorën e Capital T-së tek kjo foto e dytë mund të vesh re që ai ka dhe shenja buzëkuqi në afer gishtave.

Kaq mjafoti që fansat t’i uronin dhe të krijohet përshtypja se kjo bionde misterioze është e dashura e Capital T, por krahas shumë komenteve pozitive, na bëri përshtypje ai i dajës së tij, reperit 2PO2.

“M’kë dalë prej dore qetash” i komenton 2PO2 duke shkaktuar të qeshura te fansat e tij.

kapdofg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0087478160858154