INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lorik Cana qenka treguar një burrë i vendosur, shihni çfarë kushti i ka vendosur Monikës para se të martohen! [FOTO]

Lorik Cana qenka treguar një burrë i vendosur, shihni çfarë kushti i ka vendosur Monikës para se të martohen! [FOTO]

Publikuar më: 19:00 11-10-2018

Lorik Cana përveçse një futbollist dhe një baba i shkëlqyer, na ka treguar shpesh se është edhe një bashkëshort shembullor. Ai është një ndër meshkujt më simpatikë shqiptarë dhe të themi të drejtën çdo femër do e donte një mashkull në krah si Loriku. Por ai po jeton një romancë të lumtur me bashkëshorten e tij italiane të quajtur Monica e cila ka mësuar edhe shqip si një kusht që i ka vënë ish-kapiteni i Shqipërisë. Të paktën kështu është shprehur ai në emisionin “Rudina” ku zbuloi se Monika është “shqiptarizuar” dhe ky ka qënë kushti i Lorikut për partneren e tij, që ajo dhe fëmijët e tyre, të mësonin traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe

“Unë djalit i flas shqip dhe dua që ta mësojë gjuhën shqipe dhe traditat tonë. Zakonisht, këto humbasin me brezat por nuk dua që kjo të ndodhë tek ne. Ia kisha vënë kusht Monikës. Kur martohesh, martohesh për dashuri. Por gjuha, është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të jetë problem” –tha Lorik Cana.

4 vite më parë, Lorik Cana dhe Monika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në dy dasma që u mbajtën në Romë dhe Prishtinë.

“Në Itali, ishte një dasmë e vogël, shumë intime me 50 vete. Ndërkohë që në Prishtinë, ftuam 500 persona dhe erdhën 650 dhe shumicën nuk e njihja fare. Te dasma në Prishtinë, nga ana e Monikës, ishin vetëm prindërit e saj, e pjesa tjetër të ftuarit e mi” – tha Lorik Cana.

pnos.png

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049