INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CAPITAL T ka qenë në lidhje me Dhurata Dorën dhe ne s’dinim gjë? Reperi zbulon të vërtetën për herë të parë! [VIDEO]

CAPITAL T ka qenë në lidhje me Dhurata Dorën dhe ne s’dinim gjë? Reperi zbulon të vërtetën për herë të parë! [VIDEO]

Publikuar më: 14:31 20-12-2019

Capital T si rrallëherë ka folur për jetën private, përpos projekteve të reja në muzikë. I ftuar në emisionin “N’drrimi i natës”, ai u pyet nëse është e vërtetë që ka qenë i lidhur me këngëtaren e njohur, Dhurata Dora.

Reperi i dashur për publikun shqiptar tregoi se dyshja kanë pasur gjithnjë një raport të mirë si miq dhe vetëm kaq. Kujtojmë që thashethemet për lidhje midis Capitalit dhe Dhuratës nisën tre vite më parë pas bashkëpunimit të tyre.

“Realisht janë të zakonshme këto kur bashkëpunon me një artiste femër. Ka ndodh edhe më shumë e shumë bashkëpunime tjera në tregun tonë. Kjo [me Dhuratën] ka ndodhur ndoshta për shkak se jemi dy artistë moshatar dhe kemi raport shumë të afërt dhe njerëzit kanë aluduar në këto baza. Por kjo nuk ka qenë e vërtetë asnjëherë, Dhuratën e kam shoqe shumë të mirë dhe kemi raport shumë të afërt, mirëpo lidhja nuk ka qenë asnjëherë një çështje”, u shpreh Capital T.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773