INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Disa i bënë publike, disa jo! Këto janë NDARJET më të bujshme të VIP-ave shqiptarë në vitin 2019!

Disa i bënë publike, disa jo! Këto janë NDARJET më të bujshme të VIP-ave shqiptarë në vitin 2019!

Publikuar më: 13:30 20-12-2019

Siç ka pasur dashuri këtë vit, fatkeqësisht ka pasur edhe divorce. Disa ndarje të vipave shqiptarë na kanë tronditur vërtet, sepse erdhën në një moment të papritur, kur çdo gjë dukej se shkonte mirë mes tyre. Mirëpo, jo çdo gjë shohim në rrjetet sociale është e vërtetë. Edhe personazhet e famshëm, njësoj si njerëzit e zakonshëm, kanë problemet e tyre në marrëdhënie dhe disa prej tyre i kanë pasur vërtet të mëdha këto mosmarrëveshje, sa i kanë dhënë fund martesës/lidhjes së tyre.

E rëndësishme është që pas ndarjes, ata duken se kanë mbetur miq të mirë. Një shembull për t’u marrë-pasi mbaron një lidhje nuk duhet të ketë urrejtje mes një çifti që dikur janë dashur. Kjo është të paktën idealja. Mirëpo, cilët janë çiftet që i dhanë fund lidhjes së tyre këtë vit?

Robert Berisha dhe Nora Istrefi

Një nga ndarjet më të bujshme të këtij viti ishte ajo mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Prej 13 vitesh bashkë, prindër të një vajze, dyshja vendosën që këtë verë t’i jepnin fund martesës së tyre. Ishte vetë Roberti përmes një statusi në Instagram që tregoi se ai dhe Nora nuk do jenë më bashkë, por gjithë jetën do ta respektojë ish-bashkëshorten e tij.

Rudina Dembacaj dhe Aleksi

Një tjetër ndarje po aq e komentuar është edhe ajo e aktores së humorit, Rudina Dembacajt dhe bashkëshortit të saj, Aleksit. U aludua për muaj të tërë që dyshja nuk ishin më bashkë, duke qenë se Rudina nuk publikonte më foto me Aleksin, njësoj siç bënte më parë. U deshën disa muaj që ajo ta pranonte në “Wake Up” në Top Channel, se ajo dhe Aleks i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Arbana Osmani dhe Arditi

Për moderatoren e famshme, Arbana Osmanin është përfolur shumë këtë vit. Fillimisht u shkruajt se ajo i kishte dhënë fund martesës së saj me Arditin, mirëpo sapo u përhap ky lajm, një dashuri e re erdhi për moderatoren. Ajo tashmë e ka konfirmuar që është në një lidhje me regjisorin e njohur, Eduart Grishajn.

Loredana dhe Mozzik

Historia e Mozzik dhe Loredanës është bërë si një telenovelë. Dyshja e famshme kanë kaluar një vit të vështirë dhe nuk ia dolën që të mbanin më gjatë lidhjen e tyre. Ata i dhanë fund marrëdhënies dhe së shpejti do të divorcohen. Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë 1 vjeçe e cila quhet Hana. Ata duken se ruajnë raporte të mira edhe pas ndarjes.

Stresi dhe Kejsi

“Nuk do ta merrni vesh kurrë të vërtetën e ndarjes time me Kejsin”,-ishte kjo deklarata e Stresit në emisionin “Shiko kush Luan” disa kohë më parë. Mbase të vërtetën nuk do ta mësojmë asnjëherë, mirëpo ajo çfarë dihet me siguri është se Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0038628578186035