INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Capital T ka një pyetje për fansat, por disa prej tyre “e mërzisin”, zbuloni përse [FOTO]

Capital T ka një pyetje për fansat, por disa prej tyre “e mërzisin”, zbuloni përse [FOTO]

Publikuar më: 13:57 26-01-2018

Capital T është padiskutim një nga këngëtarët më të mirë të momentit në vendin tonë dhe suksesi i tij ka kapur majat. Çdo këngë e Kapos është kthyer në hit, por reperi i njohur nga Prishtina siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka vendosur t’ju dhurojë fansave të tij edhe një tjetër këngë pas publikimit të “Yoko Ono” me Granit Derguti.

Capital T ka hapur një sondazh në Instastory ku ka pyetur fansat e tij se a duhet ta publikojë këngën e re “I pakapshëm” në fundjavë apo jo.

Brenda një ore, 88% u përgjigjën me po dhe 12% me jo. Me siguri Kapo po priste që të gjithë fansat të ishin të vendosur për PO, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Ose ata ende po shijojnë hitet e tjera të Capital T dhe nuk janë “çmallur” ende me to. 

kap.png

Se kë do të dëgjojë ai, na mbetet vetëm të presim...

Article Logic
Execution time: 0.0016469955444336