INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Calvin Harris, këngë për tradhëtinë e Taylor me Tom Hiddleston [FOTO]

Calvin Harris, këngë për tradhëtinë e Taylor me Tom Hiddleston [FOTO]

Publikuar më: 17:00 07-07-2016

Duket se Calvin Harris ka vendosur të ndërrojë vendet me Taylor Swift.

Raportimet më të fundit bëjnë me dije se producenti skocez ka gati një këngë të re të titulluar "Ole", e cila i dedikohet tradhëtisë që Taylor Swift i bëri me Tom Hiddleston. Sipas asaj që ka mësuar TMZ, 32-vjeçari i cili beson se Taylor ka pasur një lidhje me Tom që kur ato ishin ende bashkë, ka planifikuar ta nxjerrë këngën këtë të premte. Këngë që do të ketë si vokalist artistin britanik, John Newman dhe do të përmbajë një tekst të shkruar nga këndvështrimi i një mashkulli tradhëtar si Tom Hiddleston. Për detaje të tjera do na duhet të dëgjojmë singëllin!

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984