INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alban Skënderaj bën sërish BUM! [FOTO]

Alban Skënderaj bën sërish BUM! [FOTO]

Publikuar më: 12:09 08-07-2016

Kush e priste?

Albani është bërë thjesht i papërmbajtshëm, dhe duket se çdo dy javë po nxjerr një këngë të re. Pas 3 këngëve që u kthyen njëra pas tjetrës në hite të padiskutueshme, këngëtari i mirënjohur duket se ka bërë gati të radhës. Në mënyrë tërësisht të papritur ai lajmëroi nëpërmjet Insta se sot në orën 16:00 do të publikojë këngën e tij të re, me titull “Ëngjëll”. Nuk dihet asgjë më shumë, por duke marrë shkas nga emoji me zemrën e Kupidit, besojmë se brenda do të ketë shumë dashuri.  Pas “Unë dhe Ti”, “Kam Nevojë” dhe “Duart Lart”, të gjitha shumë të ndryshme si në rrymë ashtu dhe në stil nga njëra tjetra, pyesim veten se ç’do të sjellë këtë radhë. Tik-tak...nuk do presim shumë.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127