INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Calvin Harris ende i dashuruar? Ja çfarë shkruan ai për Taylor Swift...  [FOTO]

Calvin Harris ende i dashuruar? Ja çfarë shkruan ai për Taylor Swift... [FOTO]

Publikuar më: 18:18 05-11-2016

Duket se ish çifti nuk mbajnë më mëri pas ndarjes dhe pas sulmeve që i bënin njëri-tjetrit, të paktën nga ana e Dj-it Harris.

Ky i fundit më parë, ndoshta i prekur nga dhimbja e ndarjes, e sulmonte këngëtaren duke e quajtur si pjesë të parëndësishme të jetës së tij. Madje ai është shprehur edhe që ajo nuk kishte marrë pjesë në asnjë formë në veprat e tij muzikore.

Por gjërat kanë ndryshuar, Calvin Harris doli së fundmi me deklaratën se ishte pikërisht Taylor Swift ajo që shkroi tekstin e “This Is What You Came For”, madje edhe  duke e falenderuar atë për bashkëpunimin.  “Jam i bekuar që kam punuar me artiste si Rihanna dhe Taylor. Ju faleminderit,” shkroi ai.

I penduar apo ende i dashuruar? Mbetet për t’u parë.

 taylor-swift-calvin-harris-2015-billboard-1548.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038669109344482