Paulo Dybala ishte sulmuesi, i cili komentohej shumë për mosmarrëveshjet e tij me “yjet”e tjerë, duke përmendur këtu raportin e tij me Leo Messi-n në kombëtare. Por, ardhja e Ronaldos në ekip vërtetoi një gjë krejt të kundërt.
Ronaldo u bë një shembull frymëzimi për të gjithë ekipin me etikën e tij të pamohueshme të punës dhe kjo më së shumti ndikoi tek argjentinasi, i cili po shkëlqen në performancat e tij të fundit.
Tashmë, C.Ronaldo mund të kërkojë dhe një tjetër argjentinas dhe ai është Di Maria. Kanë luajtur të dy në Madrid dhe një rikthim mund të bëhet në Torino, me krahët që do ishin shumë më të blinduar.