INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh? I mësyhet pikave të këmbimit valutor për t'i grabitur

Ç’po ndodh? I mësyhet pikave të këmbimit valutor për t'i grabitur

Publikuar më: 09:49 29-03-2019

Dy ngjarje të ngjashme kanë ndodhur këtë mëngjes, në Tiranë dhe Korçë. Një pikë këmbimi valutor në rrugën e "Barrikadave" në Tiranë është tentuar të grabitet. Është mësuar se autorët kanë goditur me levë një nga punonjësit e këmbimit valutor. Policia ka vepruar me shpejtësi, duke arrestuar një nga autorët, ndërsa tjetri u shpall në kërkim. 

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur këtë mëngjes dhe në Korçë. Ndyrshe nga ngjarja në Tiranë, në Korçë grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash, informon policia.

"Një person me armë të ftohtë ( thikë) ka shkuar dhe ka kërcënuar punonjësin dhe ka mundur të marr një sasi të konsiderushem parash" informon policia. Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:00. Autori më pas është larguar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, ka bërë me dije policia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027320384979248