INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh? Durrësi mbulohet nga re tymi...

Ç’po ndodh? Durrësi mbulohet nga re tymi...

Publikuar më: 09:36 26-09-2018

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka përkeqësuar situatën në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Durrësit, në Porto Romano.
Era ka fuqizuar zjarrin dhe reja e tymit toksik të çliruar nga djegja e mbetjeve është përhapur në një rreze të gjerë pothuajse në të gjitha lagjet e pjesës veriore të qytetit.
Reja e zezë e tymit ka qenë e dukshme dhe nga banorët e lagjeve 5 e 18 të Durrësit, disa prej të cilëve kanë përjetuar dhe probleme me frymëmarrjen, raporton TCH.
Gjendja në këtë vendgrumbullim vazhdon të rëndohet, ndërsa emergjenca mjedisore është shpallur dhe i gjithë komuniteti pret me padurim mbajtjen e premtimit të kryeministrit, për mbylljen e këtij vendgrumbullimi mbetjesh dhe rehabilitimin e zonës, si dhe kthimin e saj në një park të gjelbëruar.

Article Logic
Execution time: 0.0023858547210693