INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Durrës. Anija arratiset nga porti, pa lejen e autoriteteve

Durrës. Anija arratiset nga porti, pa lejen e autoriteteve

Publikuar më: 11:08 07-07-2018

Një anije tregtare siriane e ngarkuar me 500 tonë kripë u largua nga porti i Durrësit, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, pa marrë leje nga autoritetet portuale.

Nga Egjipti, ajo kishte sjellë 6 mijë tonë kripë për llogari të një biznesi në Durrës.

Anija kishte tre ditë që ishte ankoruar në port, pasi nuk kishin përfunduar proceduarat për të depozituar ngarkesën në hambar.

Autoritetet portuale shqiptare, kanë njoftuar portet e Italisë dhe Kroacisë, që të bllokojnë anijen.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768