INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Safet Bajrit, ministri belg: S’kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë [FOTO]

Arrestimi i Safet Bajrit, ministri belg: S’kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë [FOTO]

Publikuar më: 22:17 25-09-2018

Ministri i Drejtësisë belge Koen Geens ka folur rreth operacionit “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 personave, pjesë e bandës “Bajri”. Ministri belg theksoi se shërbimet belge mund të kishin punuar më shpejt. Po ashtu ai tha se Belgjika nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.

“Nëse dikush ka fakte në vitin 2001 dhe të njëjtat fakte i ka sërish në dhjetorin e vitit 2017, është e çuditshme, por vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë. Ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e tij në Shqipëri, pasi mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje. Do kishte qenë më mirë që ky person të mos ishte larguar nga Belgjika, pasi Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9, 5 dhe 8 vite burg“, deklaroi Koen Geens, ministri belg i drejtësisë.

vatg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439