Kohët e fundit u përfol se Meriton Mjekiqi do të tërhiqej nga emisioni që bëri “namin” me reperë e “DISS-E”, “Gjoni Black”. Pavarësisht se moderatori e mohoi këtë gjë disa ditë më parë në emisionin “NIN”, sot është qartësuar çdo gjë.
“Gjoni Black” dhe prezantuesi 22 vjeçar kanë konfirmuar se nuk do të bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin përmes dy story-ve të publikuara në Instagram, por duke shprehur pafund mirënjohje.
“Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipën edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, shkuhej në postimin e llogarisë së programit kosovar.
Të njëjtin story ka rishpërndarë edhe Meritoni duke shtuar: “Faleminderit shumë dhe ju që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët… ju uroj shumë suksese. Faleminderit shumë”.
Emisioni u bë shkak që Meritoni të përfshihej në disa debate shumë të forta me reperë. Ndër sherret më të bujshme ishte ai me Noizy-n dhe gjithë grupin OTR.