INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ndodhi?! Këngëtarja shqiptare bën VEPRIMIN e papritur në Instagram, fansat shqetësohen!

Ç’ndodhi?! Këngëtarja shqiptare bën VEPRIMIN e papritur në Instagram, fansat shqetësohen!

Publikuar më: 16:32 10-09-2021

Ka pak ditë që një nga këngëtaret më të preferuara shqiptare ka fshirë gjithçka nga profili i saj në “Instagram”. Asnjë foto, asnjë video, përveç fotos së profilit ku shkruan: “The best is yet to come” (Më e mira ende s’ka ardhur).

Bëhet fjalë për Elhaida Danin dhe fansat e saj të shumtë nuk dinë si ta interpretojnë këtë veprim të sajin. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të fshijë çdo “gjurmë” nga rrjeti social, por ne të afterparty.al dimë t’ju themi se Elhaidën e kemi parë në kryeqytet dhe në gjendje mjaft të mirë.

Megjithatë, fansat do mund ta shijojnë shumë shpejt zërin e saj, madje edhe live, duke qenë se Elhaida Dani do të hapë koncertin e këngëtarit Ermal Meta, që do të mbahet në “Air Albania” në 17 shtator.

 

Article Logic
Execution time: 0.0014169216156006