INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ka bërë?! Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me flokët, Arjan Konomi reagon për herë të parë: Kam…

Ç’ka bërë?! Tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me flokët, Arjan Konomi reagon për herë të parë: Kam…

Publikuar më: 14:37 10-09-2021

Më 6 shtator u rikthye në ekranin e Top Channel, “Për’puthen”. Ky sezon i ri nisi me komente dhe diskutime të shumta. E madje kësaj radhe nuk u ka shpëtuar komenteve as opinionisti i programit, Arjan Konomi.

Ky i fundit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve që në puntatën e parë, me modelin e ri të flokëve. Komentet në faqen zyrtare të “Instagram”-it të “Për’puthen” apo në “Youtube” ishin të shumta në lidhje me flokët e tij.

Pas komenteve të shumta, Arjani vendosi që më në fund të reagonte. Në puntatën e një dite më parë, opinionisti i njohur nisi të fliste për flokët e tij.

Kur moderatorja e emisionit, Bora Zemani, i tha “sa bukur i ke flokët”, Konomi u shpreh: “Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke”.

“ Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur...”, vijoi Arjani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0015459060668945