INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda Abazi ia gjeti “nusen” djalit dhe është vajza e çiftit të famshëm të showbiz-it SHQIPTAR!

Almeda Abazi ia gjeti “nusen” djalit dhe është vajza e çiftit të famshëm të showbiz-it SHQIPTAR!

Publikuar më: 13:28 10-09-2021

Pak ditë më parë, Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj turk, Tolgahan Sayisman, ndodheshin me pushime në Shqipëri. Sigurisht që me ta ishin edhe dy fëmijët e tyre, Efehan dhe Alina.

Që të dy postuan foto të bukura nga Shqipëria, duke u treguar fansave të tyre të shumtë bukuritë që ka vendi yne. Por ditën e sotme, bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në “Instastory”, ku shfaqet djali i saj, teksa luan me një vogëlushe.

ledri.png

 

“E gjetëm nusen ne. Efehan dhe e bukura Poem”, shkruan Almeda krahas fotos, duke etiketuar edhe dy prindërit e vogëlushes. E kuptuat se për kë është fjalë?

Për vajzën e këngëtarit të dashur për publikun, Ledri Vula dhe partneres së tij, Sara Hoxha. Duket se gjatë pushimeve të tyre në Shqipëri, Almeda dhe Tolga kanë kaluar kohë me çiftin e njohur shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506