INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Bye Bye” Cristiano Ronaldo, ja kush është e famshmja më e kërkuar në botë në Google për vitin 2021

“Bye Bye” Cristiano Ronaldo, ja kush është e famshmja më e kërkuar në botë në Google për vitin 2021

Publikuar më: 18:29 23-12-2021

Britney Spears është personazhi i famshëm më në trend në Google Search në mbarë botën në vitin 2021.

I famshmi i dytë më në trend në Google ishte futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, i cili kishte një rritje mesatare mujore të kërkimit prej 75%.

Ndërsa personazhi i tretë është aktorja hollivudiane Megan Fox me rritje mesatare mujore të kërkimit prej 48%, themeluesi i Teslas, Elon Musk radhitet i katërti me rritje prej 41%, ndërkaq e pesta radhitet aktorja hollivudiane, Scarlet Johansson, me rritje prej 27%.

Në mesin e 10 më të kërkuarve për vitin 2021 në Google Search janë edhe Kim Kardashian, Meghan Markle, BTS, Ariana Grande dhe Kylie Jennifer.

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008