INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për babain përdhunues të vajzës së tij 15 vjeçare në Dibër

Burg për babain përdhunues të vajzës së tij 15 vjeçare në Dibër

Publikuar më: 13:57 22-08-2016

Drejtësia ka lënë në burg babain përdhunues në Dibër. Mësohet se gjatë seancës, këtë të hënë, Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Guri Përgjegjin, i cili akuzohet se përdhunoi vajzën e tij vetëm 15-vjeçare. Mësohet se gjatë seancës gjyqsore, 46 vjeçari e mohoi akuzën. 46 vjeçari Guri Pegjegji e ka cilësuar gjithë ngjarjen një sajesë të vajzës por dhe gruas së tij, e cila është njerka e vajzës. 46 vjeçari mësohet të ketë thënë së ato të dyja kanë dashur që ai të përfundojë në burg.
Ndërkohë dy ditë më parë në policinë e Dibrës u raportua ngjarja e rëndë, ku babai kishte përdhunuar vajzën e tij të mitur 15 vjeçare. Në momentin e mbërritjes së policisë vajza ka qënë në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore u provua se vajza ishte përdhunuar.

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596