INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese: Babai monstër përdhunon vajzën e tij 15 vjeçare

Shokuese: Babai monstër përdhunon vajzën e tij 15 vjeçare

Publikuar më: 12:45 19-08-2016

Një vajzë 15 vjeçare nga Dibra ka rënë pre e abuzimit seksual nga njeriu që në fakt duhet ta mbronte, babai i saj. Ngjarja e tronditëse është shënuar në fshatin Kastriot të Dibrës një ditë më parë, ndërsa ngjarja është denoncuar menjëherë në polici. Mësohet se babai monstër, 46-vjeç nga fshati Kastriot i Dibrës është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e tij vetëm 15-vjeçare.
Uniformat blu kanë zbardhur dhe gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë, e cila ka tronditur jo vetëm familjen por të gjithë fshatin.
Nga dëshmia e vajzës, e cila shoqërohej në polici nga njerka e saj, pasi nuk kishte nënën, është shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike. E gjithë ngjarja shokuese është zhvilluar në një pyllë në afërsi të fshatit, e më pas babai përdhunues është arratisur për tu arrestuar pak orë më vonë.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Dibrës njoftoi se, më datën 18 gusht 2016, pas një informacioni të marrë në rrugë operative se fshatin Kastriot, një minorene ishte në gjendje të rëndë psikologjike, shkoi dhe konstatoi se E.P, 15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikogjike dhe qëndronte tek banesa e xhaxhait të saj.
Nga veprimet paraprake u konstatua se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini. Në këto kushte, 15-vjeçarja E.P është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Dibër ku në prani të psikologut, Prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje dhe ka rezultuar se më datën 18.08.2016, rreth orës 11:00, poshtë fshatit, në një vend të pyllëzuar,  Guri Përgjegji, i cili është edhe babai biologjik i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit.
Policia e Dibrës ka bërë krehjen e territorit dhe në orët e para të mëngjesit ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Guri Përgjegjit, 46 vjeç, banues në Kastriot, për veprën penale ‘Kryerjes së marrëdhënie seksuale në gjini”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.
Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale.
Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e Prokurorit . Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër”.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562