INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë nga veriu në jug, arrestohet një person

Drogë nga veriu në jug, arrestohet një person

Publikuar më: 13:24 22-08-2016

Një 53 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë për kultivim të bimëve narkotike. Ai është shtetasi Ndue Marku, 53 vjeç, nga fshati Vilë. Bimët ishin kultivuar në 3 parcela dhe janë asgjësuar edhe në këtë rast përmes zjarrit.
Uniformat blu të qytetit verior bëjnë të ditur se kanë asgjësuar 425 bimë narkotike të mbjella në fshatin Vilë të Vaut të Dejës.
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se, operacioni është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative dhe gjatë tij është arrestuar edhe poseduesi i bimëve.
Sipas uniformave blu të Shkodrës, në banesën e shtetasit Marku është gjetur edhe një armë automatike model 56, gjë që ka bërë që krahas akuzës për narkotikë, ndaj tij të ngrihet edhe ajo për armëmbajtje pa leje.
Aperacin antikanabis është shtrirë në mbarë vendin. Ndërkohë gajtë një aksini të uniformave blu në Sarandë, janë asgjësuar rreth 3.450 rrënjë bimësh narkotike të llojit kanabis sativa.
Sipas një njoftimi për shtyp, bimët narkotike u gjetën të mbjella midis fshatrave Bistricë-Muzinë, pranë vendit të quajtur “Kostanja”, të kultivuara në një sipërfaqe të gjërë toke pa pronar.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333