INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg dy inspektorëve të shëndetit, lëshonin certifikata falso për bizneset

Burg dy inspektorëve të shëndetit, lëshonin certifikata falso për bizneset

Publikuar më: 09:25 15-06-2017

Dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor të Shkodrës kanë përfunduar pas hekurave pasi dyshohen se në këmbim të parave pajisnin bizneset e ndryshme me certifikatën pastërtie të ambientit. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me certifikatën pastërtie të ambientit.
Në bazë të hetimeve të deritanishme të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se inspektorët Dritan Geci dhe Milseva Milla merrnin nga 4 mijë deri në 10 mijë lekë për t’i pajisur bizneset me certifikata dizifektimit, të cilat, për më tepër, rezultojnë që janë të falsifikuara.
Nga analiza e akteve dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimeve paraprake ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Dritan Geci së bashku me shtetasen Milseva Mustafa (Milla) kanë konsumuar elementët e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas pas kontrolleve të kryera tek subjekte të ndryshëm tregtarë kanë konstatuar se afati i vlefshmërisë së certifikatës së shërbimit për dizifektim¬dezinsektim¬deratizim kishte mbaruar ose subjektet nuk ishin të pajisur fare me një të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0023388862609863