INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama kërkon votën e demokratëve. Luli “çun i mirë” por... [VIDEO]

Publikuar më: 11:28 15-06-2017

Edi Rama vijon të kërkojë votën e demokratëve, bashkë me porosinë që asnjë votë të mos shkojë për partitë e vogla. Për kryesocialistin Rama, alternativa e majtë është më e mira, ndaj dhe vota sipas tij duhet të garantojë qeverisjen e vendit i vetëm.

Edi Rama:
“Prandaj dhe ça ka mbetur këtu të djathtë se kur shkojnë për tifozllëk. Bindjet janë tjetër gjë por kur zgjedh skuadrën, zgjidh ata që bëjnë punën,
Kryeministri Rama kërkon një mandat të dytë, por kësaj radhë i vetëm dhe pa asnjë parti aleatë.
Edi Rama:
“Na duhet vota të ndërtojmë administratë shtetërore seriozë, që mos ta ndajnë administratën për njerëzit e tyre”.
Gjatë një takimi me fermerët në Tepelenë, Rama ironizoi edhe kryedemokratin Basha
Edi Rama:
“Sdua të flas për Lulin se është dhe dhëndër nga Tepelena. Nuk është djalë i keq por aq din, nuk mund të presësh nga Luli të rregullojë ndonjë punë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457