INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bulevardi i ri i Tiranës. Hapen në 17 Qershor metrat e para, zbulohen detajet[VIDEO]

Publikuar më: 16:58 06-06-2017

E parashikuar si një nga zonat, ku do të zhvillohet Tirana në 50 vitet e ardhshme, hapësira ku po ndërtohet bulevardi i ri ka tërhequr vëmendjen e përfaqësive diplomatike, bizneseve dhe ndërtuesve, që kanë shprehur interesin për t'u zhvendosur pikërisht këtu. Këtë e tregon drejtori i Investimeve të Huaja në Bashkinë e Tiranës Genci Kojdheli, i cili thotë se kanë përfunduar 350 metrat e para të bulevardit të ri dhe parkimi nëntokësor, të cilat do të hapen në 17 qershor. Parkimi nëntokësor me dy kate, i cili tashmë ka përfunduar, do të mundësojë parkimin për 320 mjete.  Bashkia ka menduar edhe ndërtimin e një parku, që do t'i bashkangjitet bulevardit në pjesën jugore. Ndërkohë, punimet për bulevardin e ri prej 1700 metrash, pritet të përfundojnë në mesin e vitit 2018. Bulevardi i ri lidhet me projektin e Lumit të Tiranës, ku punimet janë kryer në masën 90%. Janë dy projekte që janë pjesë e së njëjtës kontratë dhe sipas Kojdhelit, brenda vitit të ardhshëm, të dyja projektet do të kenë përfunduar.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211