INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim, ç’ndodh sot në bulevardin e ri në kryeqytet [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 21-06-2017

Një ditë pas prerjes së shirtit të një prej veprave më të mëdha të viteve të fundit në kryeqytet asaj të segmentit të bulevardit të ri banorët e Tiranës dhe jo vetëm  kanë nisur ta frekuentojnë atë normalisht. E kjo është një arterie e shtuar në Tiranë ku sot makinat ecin normalisht, trotuaret po përdoren nga këmbësorët dhe parkimi po kështu. E në parqe janë ulur të rinj.

Aktualisht kanë përfunduar 350 metrat e para dhe parkimi nëntokësor me 328 vende, që do të çlirojë parkimet në rrugë që bllokojnë trafikun.

Bulevardi është 70 metra i gjerë, vetëm 22 metra i takojnë makinave, pjesa tjetër është totalisht në favor të kalimtarëve, të atyre që duan të ushtrojnë sporte, por dhe me një shesh pushim për banorët e zonës. Janë mbjellë 300 pemë e rreth 250 shkurre dekorative. Për këtë pjesë janë shpenzuar deri tani 18 milion euro.
Në ceremoninë e inagurimit një ditë më parë dhe kreu i Bashkisë, Veliaj tha se deri në fund të viti kjo zonë do të cilësohet nga më të veçantat në kryeqytet.
“Deri në fund të vitit që vjen do të kemi përfunduar të gjithë këtë vepër, duke arritur në Lumin e Tiranës, ku Bulevardi do të bashkohet me parkun e Lumit të Tiranës dhe eventualisht me Unazën e Madhe. Kjo zonë ka tashmë potencialin e jashtëzakonshëm për t’u kthyer në një nga lagjet më të bukura të Tiranës,” tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061