INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe shigjeton Veliajn:Prej dritares time, njihuni me kantierin e pyllit orbital të betonit [VIDEO]

Braçe shigjeton Veliajn:Prej dritares time, njihuni me kantierin e pyllit orbital të betonit [VIDEO]

Publikuar më: 16:07 13-08-2019

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj bashkisë së Tiranës dhe ndërtuesit të një pallati të cilët sipas tij nuk e kanë kulturën e
mos cënimit të asaj që është e përbashkët, publike,

Në një postim në rrjetin social Instagram, Braçe ka publikuar një video ku shfaqet ajo që zvkryeministri e cilëson “kantieri i madh i pyllit orbital të betonit”.

Sipas Braçes, firma ndërtuese kërkon të zaptojë trotuarin, ndërsa hedh akuza edhe për investimin 1 milion dollarë që u nis për pedonale dhe korsi biçikletash, por nuk funksionon më si i tillë.

“Shiheni,njëri nga këta e zuri gjysmën e trotuarit;e quan rrethim kantieri!
Deri tre ditë me parë, të shtunën,ishte në kufijte e tij, sot jo më! Tre ditë më parë,bërtita unë, u bë sikur u reagua!Madje dhe investitori me shkruajti,
donte gjysmen e trotuarit.

I thashe dhe atij,
në këtë qytet nuk rroni vec ju që fitoni e shtoni,
por edhe ne që duam të jetojmë si njerez.As kuptoi e as u bind!Trotuari sot është i zënë në gjysmën e tij; për të ai është funksional sepse është 1 metër i lirë!

Kultura e të jetuarit bashkë në këtë qytet as që do egzistojë ndonjëherë!

E shkatërrojnë parellinjte!” shkruan ndër të tjera Brace në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

Prej dritares sime: KANTIERI I MADH I PYLLIT ORBITAL TE BETONIT! Une nuk e di se kur do gjendet nje ekuiliber midis ketyre qe duan te fitojne e te fitojne dhe, ne te tjereve qe duam te jetojme e te jetojme! Si ka mundesi qe keta qe fitojne e fitojne, as e paten e as do e kene kulturen e mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike, per te gjithe! Shiheni, njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit; e quan rrethim kantieri! Deri tre dite me pare, te shtunen, ishte ne kufijte e tij, sot jo me! Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit. I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez. As kuptoi e as u bind! Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire! Nje vit me pare, ne kete rruge u investuan 1 milion USD. U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me; U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes; U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shume se kaq; Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert, duke i rrezikuar me jete te gjithe! E pse? Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj. Ne tabele, duket nje rruge alternative, por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke! Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do egzistoje ndonjehere! E shkaterrojne parellinjte! Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545