INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota po ndryshon, diktatori Kim Jong-un ndryshon orën

Bota po ndryshon, diktatori Kim Jong-un ndryshon orën

Publikuar më: 10:14 30-04-2018

Me të vërtet që pak ditë më parë u fol për paqe dhe komunikim mes Koresë së Veriut dhe Koresë e Jugut.

Dhe përkundrejt të gjithë skeptikëve diktatori Kim Jong un merr hapin e parë. Duke nisur nga 5 maji në të dyja shtetet akrepat do të lëvizin njësoj.

Në Korenë e Veriut akrepat do të lëvizin 30 minuta prapa për të qënë njësoj me fqinjin.

Lideri komunist Kim Jong-un e ka cilësuar dhimbshme që orët ta tregojnë ndryshe kohën në Penian e Seul.

Ndryshimi i beftë ndodhi në 2015-ën, në përvjetorin e 70-të të çlirimit të Koresë nga sundimi japonez.

Tri ditë më parë pas 6 dekadash diktatori Kim Jong un shkeli në territorin e Koresë së Jugut dhe shtrëngoi dorën me homologun e tij.

Takimi pritet të thyej akujt mes fqinjëve dhe ndër vendimet më të rëndësishme të marra në takim ishte pikërisht denuklearizimi i gadishullit.

Ajo që bota shpreson është që Kim të heq dorë nga testimet bërthamore me të cilat kërcënon herë pas here botën.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273