INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i emigrantëve shkakton furtunë në qeverinë angleze. Dorëhiqet sekretarja britanike

Skandali i emigrantëve shkakton furtunë në qeverinë angleze. Dorëhiqet sekretarja britanike

Publikuar më: 10:27 30-04-2018

Kryeministrja britanike Theresa May humbi një aleat kyç pasi të dielën vonë sekretarja e Shtetit Amber Rudd dha dorëheqjen. Qeveria e kryeministres, Theresa May është kritikuar ashpër për trajtimin e disa banorëve me prejardhje nga Karaibet, të cilët ishin shënjestruar gabimisht si imigrantë të paligjshëm. Në letrën e dorëheqjes, Rudd ka thënë se ajo ka mashtruar pa qëllim një komitet parlamentar javën e kaluar, duke mohuar se Qeveria ka caktuar objektiva për dëbimin e migrantëve ilegalë. Rudd nënvizon se ajo merr përgjegjësi të plotë për faktin se nuk ishte në dijeni që informacioni që i ishte dhënë zyrës së saj përmendte objektiva. May ndërkohë ka pranuar dorëheqjen e saj.

amer_end_theresa.jpg

Ajo bëhet kështu personi i katërt e rangut të lartë që jep dorëheqjen nga qeveria në gjashtë muajt e fundit. Për dy javë, ministrat britanikë janë përpjekur për të kuptuar pse disa pasardhësve të të ashtuquajturit "Brezi Windrush", u janë mohuar të drejtat bazike. Ky skandal ka lënë në hije Samitin e Komonuelthit të mbajtur në Londër dhe ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me qeverisjen e May si Ministre e Brendshme, para se të fitonte mandatin e kryeministres. Sekretarja e Brendshme në hije, Diane Abbott, që në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar Rud të largohet, tha se ajo bëri atë që duhej. Sipas saj, arkitektja e kësaj krize, Theresa May, duhet të dalë në dhomën e komunave për të dhënë shpjegime nëse ajo kishte dijeni se Amber Rudd ka keqinformuar parlamentin dhe publikun, javën e kaluar. Vetë May tha se i vinte shumë keq të shikonte zonjën Rudd të largohej nga ministria e brendshme dhe se ajo duhet të ishte krenare për punën e bërë. Pasuesi i Rudd, pritet të bëhet i ditur në orët në vijim. Të hënën, Rudd ishte parashikuar të përballej me një seancë të zjarrtë në Dhomën e Komuniteteve. Në vend të kësaj, kryeministrja May pritet të njoftojë zëvendësimin e saj, një rol me ndikim që vjen në një kohë delikate për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa negocion me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Parlamenti do të debatojë gjithashtu një peticion të hënën duke bërë thirrje për një amnisti për "këdo që ishte i mitur kur mbërriti në Britani midis 1948 dhe 1971.

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486