INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Borë sonte natën në Tiranë? Merrni masat, zbuloni kur do jenë ditët më të ftohta

Borë sonte natën në Tiranë? Merrni masat, zbuloni kur do jenë ditët më të ftohta

Publikuar më: 00:22 27-02-2018

Dëbora ka zbardhur një pjesë të mirë të Shqipërisë, ndërsa ka probabilitet që në Tiranë, reshjet e dëborës pritet të bien sot në mbrëmje e deri nesër në mëngjes sipas meteorologëve Ndërkohë moti do të përkeqësohet më shumë në ditët në vazhdim. Sipas Metoalb, ditët më të ftohta i kemi përpara, ku e mërkura dhe e enjtja pritet të arrijnë kulmin, temperaturat do të zbresin nën zero.
Termometri pritet të shënojë deri në -12 gradë celcius, ku nuk do të mungojë reshjet dhe ngricat në të gjithë vendin. Sakaq, pritet që pas ditës së premte të ketë një përmirësim të ndjeshëm të situatës, me temperatura më të larta.
Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës qarqet në veri dhe juglindje të vendit po përballen me bllokime rrugësh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496