INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani u kthye në program, ja arsyeja e vërtetë PSE mungoi!

Bora Zemani u kthye në program, ja arsyeja e vërtetë PSE mungoi!

Publikuar më: 11:36 04-02-2022

Moderatorja Bora Zemani u shkëput për disa ditë nga ekrani, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Programi u drejtua nga Elona Duro për disa ditë, por tani Bora është rikthyer.

E teksa nuk ishte thënë, moderatorja ishte infektuar me Covid 19 dhe kjo ishte arsyeja pse nuk ishte në program, jo vetëm një grip i lehtë. Ajo tani e ka kaluar Covidin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më në fund u riktheva dhe unë në “Përputhen” pas disa ditëve të vështira duke qenë se nuk kam qenë mirë nga gjendja shëndetësore, ashtu si shumë të tjerë sepse kemi dëgjuar shumë njerëz që janë sëmurë këtë periudhë. As ne që punojmë në ekran nuk jemi imun ndaj këtyre virozave”, tha Bora duke u shprehur se e kishte marrë malli për emisionin ndërsa Arjani i tha se duket si ‘kokrra e mollës’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775