INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora Zemani rikthehet në Përputhen dhe ka një mesazh të rëndësishëm për të dhënë

Bora Zemani rikthehet në Përputhen dhe ka një mesazh të rëndësishëm për të dhënë

Publikuar më: 20:27 05-12-2022

Moderatorja e njohur, Bora Zemani tashmë do të rikthehet si prezantuese në Për’Puthen. Vetë, ajo ka publikuar disa foto në Instagram pak momente më parë, ku shkruan: “U përputha prapë me Për’Puthen. Ky do të jetë një dhjetor festiv me kërcime në Dancing With The Stars dhe dashuri në Për’Puthen”.

Epo mesa duket Borës nuk i “ndahet shpirti nga dashuria e saj e vjetër”: Për’Puthen.

Së fundmi Ori Nebijaj ka dhënë intervistën e saj të parë që pasi pranoi mandatin e deputetes duke hequr dorë nga emisioni “Për’puthen.” Që në nisje të intervistës Ori u shpreh: “Do jem gjithmonë Ori, nuk dua që kjo të ndryshojë kurrë edhe pse tani me mandatin e deputetes i detyrohem zyrtarisht etiketës edhe të qenit zyrtar.”

Duke folur për kohën që i duhej për të marrë vendimin nëse do ta pranonte ose jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj theksoi:

“Dy javë dilemë sepse e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do t’i mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot, janë shumë ndryshe.”

E cilës Parti Demokratike është Ori Nebijaj?

“PD është një, kjo është ëndrra ime dhe kjo ëndërr më çon në Parlament”– u përgjigj moderatorja.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877