INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bora i thotë ''më thuaj një fjalë të bukur'', Donaldi s’mund të ishte më romantik

Bora i thotë ''më thuaj një fjalë të bukur'', Donaldi s’mund të ishte më romantik

Publikuar më: 16:28 10-12-2022

Sot ishte çerek-finalja Marok-Portugali ku në stadiumin “El Thumama” afrikano-veriorët arritën të “nxirrnin” jashtë Botërorit, Portugalinë dhe Cristiano Ronaldon, duke u bërë kështu ekipi i parë afrikan i cili arrin në gjysmë-finalen e një Kupe Bote.

Moderatorja Bora Zemani ka publikuar në rrjete sociale një video të Donaldit i cili shihet shumë i përqëndruar duke parë ndeshjen. “Më thuaj diçka të bukur”, i thotë Bora.

“Të dua siç do Ronaldo Kupën e Botës”, i përgjigjet Donaldi duke shkaktuar shumë të qeshura te moderatorja. Kujtojmë se ky ishte Botërori i fundit për Ronaldon.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885