Që Bora dhe Donaldi janë bashkë kjo tashmë dihet! Dyshja janë kapur mat disa herë që pas daljes së Donaldit nga "Big Brother VIP" e madje së fundmi pozuan për herë të parë së bashku që pas ribashkimit, në një foto me mikeshën e tyre Semin.
Por tani Bora e Donaldi kanë bërë veprimin e rradhës që konfirmon ribashkimin e tyre. Çifti ka nisur të ndjekë sërish njëri-tjetrin në Instagram.
Kujtojmë që Bora e hoqi Donaldin nga lista e ndjekësve në Instagram, kur ai nisi një lidhje me Beatrixën brenda shtëpisë së "Big Brother VIP".