INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bombë në makinë, pronari jep alarm fals

Bombë në makinë, pronari jep alarm fals

Publikuar më: 16:30 21-09-2016

Një alarm për bombë në një automjet ka vënë në lëvizje të menjëhershme uniformat blu të kryeqytetit. Shtetasi me iniciale E. B., ka denoncuar në policinë e kryeqytetit se në automjetin e tij dyshon se është vënë lëndë plasëse. Automjeti ishte i parkuar pranë Drejtorisë së Patentave në Kashar, dhe menjëherë kanë mbërritur forcat e policisë dhe eksperti xhenier,  të cilët po bëjnë një kontroll të imtësishëm të automjetit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2016, në Kashar, tek parkingu pranë Drejtorisë së Patentave, shtetasi E. B., pretendon se në mjetin e tij, i kanë vendosur lëndë eksplozive.
Në vendngjarje Shërbimet e Policisë kanë marrë masat e sigurisë, gjithashtu ekspert xhenier, po bëjnë kontrollin e imtësishëm të mjetit.
Policia e Tiranës bëri me dije se alarmi i dhënë se në një makinë kishte një bombë, pikërisht nga pronari i saj, ka rezultuar i pavërtetë për shkak se në mjet nuk u gjet asnjë pako apo mjet i dyshimtë. Ndërkohë uniformat blu thonë se ende nuk dihen arsye se pse drejtuesi i mjetit dha alarmin

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779