INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm për bombë në Report TV, panik për banorët e zonës në Tiranë

Alarm për bombë në Report TV, panik për banorët e zonës në Tiranë

Publikuar më: 14:34 23-08-2016

Alarm për bombë në një televizion. Bëhet fjalë për Report Tv, ku në mesditë një alarm për bombë është njoftuar brenda redaksisë së televizionit informativ Report TV dhe gazetës Shqiptarja.com.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu. Policia ka rrethuar zonën dhe forcat xheniere kanë krehur të gjithë godinën. Pas kontrollit të imtësishëm të policisë rezultoi alarm fals, pasi nuk u gjet asnjë pako e dyshimtë.
Mësohet se një person ka njoftuar me mesazh redaksinë e televizionit për alarmin për bombë. Burime thotë se personi që ka denoncuar ka dhënë dhe emrin e tij.
Ja çfarë shkruante ai në sms:
“Keni një bombë pas dere. Kaq po ju them por jo orën e shpërthimit. Shkëlqim T…”
Zona në të cilën është godina e televizionit është shumë e populluar, madje në të njëjtën pallat është dhe një kopësht fëmijësh privat. Mësohet se uniformat blu kanë evakuuar edhe kopshtin e fëmijëve që ndodhet një kat më lart redaksisë së televizionit, ndërkohë që prindërit po nxitojnë të marrin fëmijët e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605