INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

EKSKLUZIVE INTV Situata në Maternitetin Koço Gliozheni, pas vdekjes së nënës dhe foshnjës. Mjekët e akuzuar kthehen në punë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 16:03 21-09-2016

IN TV 5 ditë pas vdekjes së nënës dhe foshnjës dhe një ditë pas lirimit nga paraburgimi i mjekëve të akuzuar, që do hetohen në gjëndje të lirë rikthehet tek Materninteti Koço Gliozheni. Situata në pamje të parë duket disi e normalizuar, por gjithësesi sa i takon grave shtatëzana dhe familjarëve të tyrë ndjehet një farë pasigurie, pasi shumë nga ta hezitojnë të flasin, ndërsa ata që flasin thonë vetëm fjalë të mira.
Ne pasi morrën këtë imapakt nga pacientët qëndruam dhe pak në ambjentet e këtij materniteti dhe mësuam që mjekët e turnit të natës tragjike për nënën dhe foshnjën që s’pa dritë kurrë, Helidon Klosi dhe Dritan Deçka ishin kthyer në punë. Madje më pas ne i xhirruam dhe me pamje.

Foto: Helidon Klosi

Foto: Dritan Deçka


Po për të mësuar impaktin e tyre gazetaria e IN TV intervistoi drejtoreshën, Rubena Mojsiun e cila tha se kur doktor Helidoni hyri në mbledhjen e mëngjesit ishte me lot në sy. Rubena Mojsiu ka sqaruar gjithashtu se ditët e para shumë gra ishin frikësuar shumë nga ngjarja për faktin se e mediat i bombarduan edhe me informacione të gabuara, por mjekët punuan me nënat dhe nga ana psikologjike dhe sot situata është normalizuar e lindjet e foshnjave dhe kujdesi ndaj tyre e nënave vijon normalisht.
Po gjithësesi IN TV përmes burimeve ka mësuar se mjekët nuk ia kanë lënë në dorë vetëm drejtësisë gjykimin e rastit të humbjes së dy jetëve të shtatzanës Aida Çajku dhe foshnjës në bark, pasi dhe vetë kanë vendosur të mblidhen shumë shpejt. Ata do të konsultohen me detaje dhe pjesëmarrës do të jenë të gjithë mjekët e spitaleve që natën e tragjedisë kanë qënë në turn.
Kështu që beteja se kush është fajtori në të vërtetë s’ka mbaruar...

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436