INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bllokimi i 1.5 mln eurove, kush është 'biznesmeni' italian që shiste vaj luledielli?

Bllokimi i 1.5 mln eurove, kush është 'biznesmeni' italian që shiste vaj luledielli?

Publikuar më: 18:49 04-07-2018
Një shumë prej 1.5 milionë eurosh, u bllokua në llogarinë bankare të një italiani, pas dyshimit se ai pastronte para. Policia tha se bëhet fjalë për për 58-vjeçarin Stefano Lorenzi, i cili prej pak muajsh kishte hapur në Tiranë një kompani për tregwtinë ndërkombëtare të vajit të lulediellit dhe të palmës.
Antikrimi ekonomik po e ndiqte këtë rast që në momentet kur Drejtoria e Pastrimit të Parave kishte referuar transfertat e dyshimta të italianit, ndërsa më pas çështja kaloi tek Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës, kur Gjykata e Tiranës vendosi të sekuestronte 1.5 milionë euro të llogarisë së tij bankare dhe disa asete.
Nga hetimet, rezulton se Stefano Lorenzi pastronte paratë që buronin nga aktivitete kriminale, pasi nuk justifikonte aktivitetin e tij ligjor. Për Lorenzin është marrë një masë parandaluese nga Prokuroria e Bergamos, e cila i ka sekuestruar pasuritë me vlerë 8 milionë euro.
Prej 2 vitesh, ai merr pjesë në një proces gjyqësor, pasi emri i tij ndodhet në listën e 25 personave që hetohen për mashtrime në fushën e tatimeve. Brenda së njëjtës periudhë kohore, Lorenzi kishte transferuar shuma të konsiderueshme drejt vendeve si Kina, Hong Kongu dhe Italia.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096