INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taksa e pronës. Suedia mbështet Shqipërinë me 36 mln korona

Taksa e pronës. Suedia mbështet Shqipërinë me 36 mln korona

Publikuar më: 18:28 04-07-2018
Qeveria  shqiptare ka miratuar marrëveshjen me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për mbështetjen e projektit  “Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën e tregut".
Për këtë do të jepet një grant në vlerën e 36 milionë korona suedeze. Deri tani, është vetëm bashkia e Elbasanit, e cila ka miratuar tarifat e reja të taksës së pasurisë, e cila mbështet në vlerën aktuale të pronës.
Deri në datën 1 janar 2019 do të duhet që të gjitha bashkitë e tjera të kenë miratuar këtë skemë. Pushteti vendor ka të drejtë që të ulë deri në 35 % vlerën e taksës. E parashikuar të aplikohej këtë vit, taksa e pronës u shty për vitin e ardhëm, pasi bashkitë në vend nuk kishin ende infromacionin e duhur për mënyrën si do të vilej kjo taksë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383